KRYEFAQJA » LAJME » RTSH ndez në Shkodër stacionet e reja DVB T2

RTSH ndez në Shkodër stacionet e reja DVB T2

Prej kohësh Radio Televizioni Shqiptar është përfshirë në një proces transformimi rrënjësor në fushën e teknologjisë së transmetimeve dhe programeve që ofron për publikun. Përgjatë muajve të fundit, falë investimeve të kryera në shumë zona të vendit, vendin e transmetimeve analoge e kanë zënë transmetimet digjitale, duke hedhur hapa të rëndësishëm drejt të ardhmes së RTSH.
Pas Beratit, Korçës, Gjirokastrës, Elbasanit dhe Pogradecit, prej disa ditësh harta digjitale e transmetimeve është zgjeruar në Lezhë, Kukës e Shkodër.
Me ndezjen e stacioneve të reja transmetuese DVB-T2 të Taraboshit dhe Mabes, banorëve të Shkodrës, transmetimet digjitale u ofrohet në një nivel shumë të lartë si dhe një mori zgjedhjesh nëpërmjet kanaleve të shumta që ofron RTSH. Publiku tashme ka mundësi që të shohë me cilësinë më të lartë të figurës ngjarjet më të rëndësishme sportive si dhe të gjithë programet e reja që transmetohen në të gjithë paketën e kanaleve dixhitale të transmetuesit publik.
Mjafton një televizor DVB T2 ose një marrës i thjeshtë dixhital DVB T2 për aparatet televizive të gjeneratës T1 apo edhe më të hershme dhe gjithcka, informacionet, eventet kombetare e nderkombetare sportive, filmat shqiptare apo prodhimet me ne ze te Hollivudit, krijimet me te mira europiane, emisionet edukuese dhe argetimimi, vjen ne shtepine e çdo shqiptari me cilësinë më të lartë të figurës Full HD.
Por zhvillimet RTSH pritet të jenë edhe më të vrullshme. Ekipet e tij teknike dhe programore, po punojnë për të rritur edhe me tej harten e transmetimeve dixhitale ne te gjithe Shqiperine, cilesine e transmetimit, dhe cilesine e programeve te tij. Gjithcka falas per publikun.
Botërori i Rusisë është një ndër eventet që do ti ofrohet të gjithë publikun shqiptar për një muaj.
Por nje vere e nxehte sportive eshte perpara. Të gjithë të apasionuarit e garave të Moto GP dhe Formula 1, gara me spektakolare dhe me e shpejte e automobilizmit do të kenë mundësi ti ndjekin në RTSH.

Sicred