KRYEFAQJA » LAJME » RTSH mirëpret për herë të parë në Tiranë Asamblenë e Përgjithshme e EBU – së

RTSH mirëpret për herë të parë në Tiranë Asamblenë e Përgjithshme e EBU – së

Në Tiranë ka nisur sot punimet Asambleja e 80 – të e Përgjithshme e EBU – së, Bashkimit të Transmetuesve Evropianë. Kjo është hera e parë në historinë e EBU – së që RTSH pret Asamblenë e Përgjithshme. Po përse është zgjedhur Shqipëria?

Presidenti i EBU Jean Paul Philippot tha se “Është simoblike, 25 vite më parë ne mirëpritëm televizonet publike që vinin nga vendet europiane të lindjes. Dhe ne po e festojme këtë përvjetor këtu, dhe Tirana ishte vendi më i mirë për ta festuar këtë datë.”

Në qendër të punimeve dy ditore të asamblesë të aleancës drejtuese në rang botëror për shërbimin e medias publike janë sfidat me të cilat po përballen televizionet publike.

Drejtori i përgjithshëm i EBU Noel Curran tha për RTSH se “Ne po diskutojmë çështje të ndryshme që prekin median publike. Po flasim për gazetarinë dhe lirinë e medias. Si dhe për rëndësinë që ka gazetaria investiģative. Shkëmbime informacionesh të mira, debat të frytshëm dhe disa prezantime të mira gjithashtu” tha zoti Curran.

Pjesë e EBU janë gjigandët mediatikë si BBC, ZDF, ARD Televizioni Francez, RAI e shumë media publike, të gjitha shtete anetarë të Europës, drejtuesit e të cilëve marrin pjesë në këtë mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme.

Drejtori i përgjithshëm i televizionit publik gjerman, Wilhelm Ulrich u shpreh për RTSH : “Këto konferenca janë shumë të rëndësishme për të gjithë ne sepse ne përballemi me sfidat tona të përbashkëta. Ne duhet që të provojmë përherë vlerat tona. Gjithmonë do të jetë sfidë për ne pavarësia nga politika. Pasi ka përherë një tentative nga politika për të ndërhyrë dhe ajo që ne duhet të sigurojmë është që pavarësia është vlera jonë më e madhe.” theksoi zoti Ulrich.

Drejtori i Pëgjithshëm i RTSH Thoma Gëllçi gjatë fjalës së tij tha se besimi i publikut përbën sfidën më të madhe të RTSH. “RTSH është në një proces transformimi të thellë në rrugën e vetë për tu kthyer në shërbimin më të mirë për qytetarët, kontributi financiar i të cilëve e bën organizatën tonë të qëndrueshme dhe efiçente në rolin e vet informativ, edukues dhe zbavitës për publikun. Akoma besimi i publikut përbën sfidën më të madhe për ne” tha zoti Gëllçi.

Punimet e Asamblesë së 80 – të të Përgjithshme të EBU – së, u përshëndetën nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili në fjalën e tij e vuri theksin tek rëndësia që ka gazetaria cilesore dhe roli i medias publike në këtë çështje. Zoti Rama ndau vlerësime të larta për RTSH-në, duke e cilësuar krenari pavarësinë që ka krijuar RTSH . ” Jam shumë krenar që për herë të parë në Shqipëri ne kemi një tv publik që është totalisht e shkëputur nga qeveria, nga influenca politike” tha zoti Rama.

Bashkimi i Transmetuesve Evropiane – EBU është aleanca drejtuese në rang botëror e shërbimit të medias publike. Ka 73 anetarë në 56-të vende në Evropë dhe 33 anetare të asociuar në Azi, Afrikë dhe Amerikë. RTSH është pranuar anëtare me të drejta të plota në EBU në vitin 1999, duke u bërë pjesë e këtij komuniteti unik të organizatave mediatike që së bashku sigurojnë një zë të fuqishëm duke përkrahur dhe mbështetur vlerat e shërbimit të medias publike.

Sicred