Mund të duket habi për kohët moderne, por është realitet i ditëve të sotme, që në disa zona të Shqipërisë, për shkak të varfërisë, asetet e televizioneve mund të shiten. Kjo ndodh në fshatrat e Librazhdit, ku familje të tëra, nuk e kanë televizionin pjestar aktiv të shtëpisë. Nga sot këto familje, kanë mundësi të shohin paketën digjitale të kanaleve që ofron Radio- Televizioni Shqiptar, falë vendosjes së një transmetuesi të dedikuar në kodrën e Librazhdit. E mbi të gjitha, për herë të parë, ato do të shohin me cilësi të lartë, kampionatin botëror të futbollit, Rusi 2018. Gazetari Norel Zaimi dhe operatori Ogert Peza sjellin reportazhin.