KRYEFAQJA » LAJME » RTSH me pamje dhe shenja dalluese të reja

RTSH me pamje dhe shenja dalluese të reja

Pas nisjes së transmetimeve satelitore me 6 kanale televizive dhe 4 radiofonike pas asnjë pagesë, tashmë RTSH vjen me një tjetër dhuratë në këtë prag festash për të gjithë teleshikuesit.
Nga e enjtja, RTSH ka nisur transmetimin me një pakete të re të pamjes dhe shenjave dalluese. Këto shenja kanë sjellë ndryshimin rrënjësor në prezantimin e kanaleve të platformës digjitale të RTSH. Ato ecin me hapin e kohës dhe duke u bërë konkurentë në tregun e mediave radiotelevizive shqiptare. Ky është një shndërrim që ka nisur prej vitesh dhe tashmë po jep frytet e tij me gamën e gjerë të programeve dhe se fundmi me kanalet në platformen satelitore.
Shenjat dalluese i kanë dhënë një ndryshim gjithpërfshirës kanaleve të platformës së RTSH. Ato përfshijnë të gjitha spotet televizive apo edhe edicionin informativ. Ai risjell edicionin qendror informativ të orës 20:00 me emrin e dikurshëm “Revista Televizive”. RTSH është i vendosur që mbi të kaluarën të krijojë të tashmen dhe të projektojë të ardhmen.

Sicred