KRYEFAQJA » LAJME » RTSH kërkon mbështetje financiare për dixhitalizimin

RTSH kërkon mbështetje financiare për dixhitalizimin

Projekti i dixhitalizimit është projekti më madhor i Radio Televizionit Shqiptar, por që kërkon investime po kaq të mëdha për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, investime të cilat po përballohen tërësisht nga RTSH. Në komisionin parlamentar të medias, drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar kanë kërkuar disa lehtësi financiare për zbatimin sa më të mirë të këtij projekti. Drejtori i Përgjithshëm Thoma Gëllçi spjegoi se “Problemi është që në projektin e dixhializimit janë lënë jashtë 11 pika që përbëjnë shtyllën kurrizore të transmetimeve. Këto pika kanë nevojë për kulla të reja, punime civile të reja, kanë nevojë për kushte të caktuara kondicionimi dhe furnizimi me energji elektrike e karburant. Investimi për këto pika që ne ja kemi kërkuar Ministrisë së Financave, asaj të teknologjisë dhe inovacionit, nërpërmjet shumë shkresave që kur bëmë buxhetin, shkon tek 200 milionë lekë”.  Dretori Jurdik i RTSH Sokol Gjoshi duke spjeguar teknikisht situatën kërkoi me këtë rast disa lehtësi financiare për të përballuar proçesin e dixhitalizimit, lehtësi prej të cilave RTSH do të përfitonte 4 milionë euro.
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së Kristaq Traja ka shprehur mbështetjen për të gjitha reformat e ndërmarra. “Hapa të mëdhenj në sferën rregullatore janë bërë” tha ai. Zoti Traja kujtoi se Statuti i RTSH pas afro 16 vjetësh është bërë krejtësisht i ri e po kështu platforma editoriale, është miratuar kontrata e shërbimit të transmetimit publik, kontratat tip individuale të punës, janë në hartim e sipër regulloret e punës, janë përcaktuar kriteret e marrjes në punë, strukturat e reja, si dhe dhjetra vendime për çështje të ndryshme. Në kuadër të dixhitalizimit Radio Televizionit Shqiptar ka nxjerrë në transmetim 8 kanale ndër të cilat 4 me transmetime standart (SD) dhe 4 me definicion të lartë (HD).

Sicred