KRYEFAQJA » LAJME » Bota » RTSH, gati finalja Francë – Kroaci
RTSH, gati finalja Francë - Kroaci

RTSH, gati finalja Francë – Kroaci

Vëmendja e opinionit sportiv botëror është mbërthyer në Stadiumin “Luzhniki” të Moskës, ku në orën 17 nis finalja e Kupës së Botës Rusi 2018 mes Francë-Kroaci. Nga njëra anë është skuadra e Deshamp për të përsëritur historinë e 1998 ku Franca u shpall kampione e botës, dhe nga ana tjeter kombetarja e Daliç në finalen e saj të parë. Arbiter kryesor do të jetë argjentinasi Nestor Pitana.
Kjo është përballja e gjashtë mes dy skuadrave, ku bilanci i deritanishëm flet për Francën me 3 fitore dhe 2 barazime. Precedenti që mund të kujtohet është gjysëmfinalja e vitit 1998 kur Kroacia u eleminua nga Franca 2-1. Shënoi i pari Suker për kroatët dhe përmbysi gjithçka Thuram me dy gola për francezët.
Përsa i perket formacioneve të mundshme, trajneri Daliç do të luajë me një skemë 4-2-3-1, me Subasiç në portë, në mbrojtje Vërsaliko, Lovren, Vida dhe Striniç, Rakitiç dhe Brozoviç në mesfushë dhe Rebiç, Modriç, Perisiç pas krahëve të Mandzukiç.
Në kampin tjetër Deshamp do të hedhë në fushë të njëjtin 11-tësh. Loris në portë, 4 mbrojtësat Pavard, Varane, Umtiti dhe Hernandez, Pogba dhe Kante përpara mbrojtjes dhe Mbape, Grizman, Matuidi pas Girou.
Analistët parashikojnë një sfidë të ekuilibruar, duke ju referuar finaleve të tre botërorëve të fundit që janë mbyllur pas kohëve shtesë 2 here nga 15 minuta.
Takimi nis në orën 17:00 dhe për sportëdashësisht shqiptarë do të sillet nga platforma digjitale e RTSH.

Sicred