KRYEFAQJA » LAJME » RTSH dixhital tokësor në gjithë qarkun e Gjirokastrës

RTSH dixhital tokësor në gjithë qarkun e Gjirokastrës

Transmetimet dixhitale tokësore të RTSH, janë shtrirë në të gjithë hapsirën e qarkut të Gjirokastrës. Kjo ka bërë që banorët e kësaj treve, tashmë të kenë mundësi të ndjekin larminë e programeve me cilësinë më të lartë në 13 kanale që ofron paketa e RTSH. “Për çdo qytetar RTSH është një dritare e re” thotë një banor në Tepelenë. “RTSH ka ndryshuar rrënjësisht. Nuk është më ai i mëparshmi. Ka hapsira të reja për të rinjtë dhe të moshuarit” shton ai. “Çdo ditë vetëm atë shikojmë” thotë një tjetër banor. Shtrirja e sinjalit të RTSH në Tepelenë është shoqëruar edhe me shpëndarjen e 390 dekodera falas për familjet në nevojë.