KRYEFAQJA » LAJME » RTSH digjital tani edhe në fshatrat më të thellë

RTSH digjital tani edhe në fshatrat më të thellë

6 transmetuesit që përçojnë sinjalin digjital të RTSH në qarkun e Beratit, kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e transmetimit të paketës së kanaleve të Televizionit Publik Shqiptar. Pas vendosjes se transmetuesve ne Kodrën e Zgrobonjës në Poliçan, në Bogovë dhe në Vërzhezhë të Skraparit, të gjithë banorët e kësaj zone, do të mund të ndjekin me cilësi maksimale transmetimi, ndeshjet e Botërorit, por edhe programet e tjera që ofrojnë kanalet e paketës digjitale të RTSH. Reportazhi është përgatitur nga gazetari Norel Zaimi dhe operatori Ogert Peza.

(Visited 167 times, 103 visits today)