KRYEFAQJA » LAJME » RTSH Digjital përhapet në shqip dhe greqisht

RTSH Digjital përhapet në shqip dhe greqisht

Dropulli është një krahinë në jug të Shqipërisë e banuar në shumicë nga minoriteti grek. Dikur banorët e tij përpiqeshin fshehtas me mjete të ndryshme të arrinin valët e televizioneve greke, ndërsa sot në këtë rajon vala digjitale e Televizionit Publik ka nisur të përhapet me shpejtësi. Në ekranet e shtëpive të dropullitëve po shihen gjithnjë e me shumë kanalet e platformes digjitale të RTSH. Për dropullitët dhe minoritetin grek në Shqipëri RTSH sjell në mënyre të posaçme çdo ditë edhe emisione informative në gjuhën greke.

Mihal Nasho është mjaf i njohur në Devician. Si mësues ai ka edukuar në vite mijëra fëmijë. Zoti Nasho na thotë se prania në rritje e Radio- Televizionit Shqiptar ndihmon shumë në informimin dhe edukimin e të gjithë brezave që jetojnë në zonë. Falenderime për RTSH ka edhe Polikseni bashkëshortja e tij, e cila e ka më të lehte që intervistën e saj ta japi në greqisht. “Nga që e kalojmë kohën më së shumti në shtëpi, mua më pëlqen të shoh dokumentarët edhe kur nuk i kuptoj apo të dëgjoj muzikë, të ndjek dhe lajme. RTSH 2 e ndjekim pasdite, por donim edhe më shumë programacion në gjuhën tonë amëtare, në greqisht” thotë ajo.

Zona e Dropullit është nga më të pasurat në Shqipëri. Familjet e varfëra numërohen me gishtat e dorës. Për to ka menduar pushteti lokal. Lefter Nasto është administrator i zonës. Ai falenderon RTSH për paketën e re dhe flet për sinjalin dhe shpërndarjen tek komuniteti.

Në një nga lokalet e zonës është një grua që shërben. Ajo është tifoze futbolli, por edhe ndjekëse e rregullt e programacionit të RTSH-së. Por Dropulli ka një lidhje të veçantë me futbollin. Një nga yjet e futbollit shqiptar Lefter Millo, i cili u shua aksidentalisht para disa vitesh ka qënë bir nga Dropulli. Busti i tij është ngritur në hyrje të Dervicianit dhe një kompleks sportiv që mban emrin e tij.

Nga Antena e shën Triadhës sinjali digjital shkon edhe në shtëpitë e dropullitëve dhe të gjithë familjeve të minoritetit grek në Shqipëri.

Dropulli ështe një tjetër rajon kur valët e RTSH janë shtrirë së fundmi. Stacioni ynë i radhës nga jugu do të jetë në veri ku do të ndizen antenat e valëve digjitale për të përmbyllur një proces të vështirë, por të domosdoshmëm për transmetuesin publik shqiptar.

Sicred