KRYEFAQJA » LAJME » RTSH digjital tokësor “ndez motorrët” edhe në Gjirokastër

RTSH digjital tokësor “ndez motorrët” edhe në Gjirokastër

Prej disa ditësh edhe në zonën e Gjirokastrës ka nisur transmetimi digjital tokësor i 10 kanaleve të Radio Televizionit Shqiptar. Sinjali është lëshuar nga stacioni i vendosur në kodrën e Shën Triadhës, përballë qytetit të gurtë. Aplikimi i kësaj teknologjie u mundësua falë investimeve të kryera nga Radio Televizioni Shqiptar.
Tashmë shikuesit në qytetin e Gjirokastrës, por edhe rrethinat kanë mundësi të ndjekin me cilësi të lartë të pamjes kanalet e paketës që ofron RTSH, si RTSH 1,RTSH 2,RTSH Sport, etj.
Ndërsa ndjekin larmishmërinë e programeve të ofruara nga RTSH shikuesit vlerësojnë standartet teknike dhe profesionale të televizionit publik.
Specialisti teknik i RTSH-së, Jorgo Jovani tregon se si publiku mund të ndjeke transmetimet digjitale tokësore në zonën e Gjirokastrës.
Së shpejti pjesë e kanaleve të ofruara nëpërmjet transmetimit digjital tokësor të RTSH do të jetë edhe Radio Televizioni Gjirokastra.

Sicred