KRYEFAQJA » LAJME » RTSH dhe RTK, bashkëpunim për emisione të përbashkëta

RTSH dhe RTK, bashkëpunim për emisione të përbashkëta

Dy televizionet më të vjetra në Shqipëri dhe Kosovë, RTSh dhe RTK kanë vendosur të rrisin më tej bashkëpunimin. Bashkëprodhimet në fushat programore do të vijnë së shpejti në ekranet respektive. Drejtuesit e televizioneve publike të RTK-së dhe RTSH-së nënshkruan në Prishtinë një marëveshje bashkëpunimi e cila i hap rrugë realizimit të kësaj ambicjeje. Prodhimet do të kenë tematikë të larmishme dhe do të përfshijnë jo vetëm hapësirën mbarë shqiptare, por edhe më gjerë në rajon.

Për drejtorin e përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, marëveshja nuk është thjesht protokollare, por ajo synon rritjen e cilësisë së prodhimit të emisioneve dhe uljen e kostos.

Mentor Shala drejtori ekzekutiv i Televizionit të Kosovës thotë se bashkëpunimi synon të rrisë edhe shikueshmërinë.

Gjatë vizitës në Prishtinë drejtuesit e lartë të Radio Televizionit Shqiptar panë nga afër punën që po bëhet në RTK si dhe ambjentet në të cilat punohet për prodhimin e lajmeve apo emisioneve dhe programacionit.

Sicred