KRYEFAQJA » LAJME » RTK dhe Radio Kukësi synojnë bashkëpunimin
RTK dhe Radio Kukësi synojnë bashkëpunimin

RTK dhe Radio Kukësi synojnë bashkëpunimin

Radiotelevizioni i Kosovës dhe Radio Kukësi kanë rënë dakord të bashkëpunojnë në fushat programore, në teknologji për digjitalizimin e fonotekës si dhe në fusha të tjera me interes të përbvashkët.
Kjo u bë e ditur gjatë një vizite që Drejtori i përgjithshëm i RTK Mentor Shala zhvilloi paraditen e së martës në Radio Kukësi. Zoti Shala gjeti rastin të vlerësoi këtë media publike lokale, të cilën siç tha ai, kosovarët e çmojnë për rolin që ka patur në kohën e represionit të Milosheviçit, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës si dhe në vitin ’99 e në vazhdim.
Zoti Shala pa nga afër mjediset e këtij institucioni si fonotekën, studiot e transmetimit etj. Ndërsa u njoh edhe me ambiciet për kalimin edhe në transmetime televizive.
Nga ana e tij drejtori i Radio Kukësit Beqir Basha tha se e vlerësonte vizitën e dretorit Shala dhe u shpreh i gatshëm për të nisur hartimin e një programi bashkëpunimi në fushat për të cilat u ra dakort.
Gjatë vizitës në Radio Kukësi, drejtori Shala shoqërohej edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi i cili ka qenë dhe inicuesi për këtë.

Sicred