KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Rrugicat e Sevdasë”, kartolina e fundvitit e Asamblit “Skënderbeu” në Korçë

“Rrugicat e Sevdasë”, kartolina e fundvitit e Asamblit “Skënderbeu” në Korçë

“Rrugicat e Sevdasë”, janë ngjitur në skenën e teatrit “Andon Zako Cajupi” Korçë, si kartolinë përshëndetëse për besnikët e Ansamblit “ Skënderbeu”. Djemtë dhe vajzat e talentuara të këtij ansambli nëpërmjet interpretimit virtuoz kanë përcjellë për artdashësit, krijimtarinë shpirtërorë të trevave të juglindjes Shqiptare, duke ndërthurur muzikën popullore me atë qytetare dhe vallet tradicionale.

Mbrëmjes iu bashkuan si të ftuar specialë, grupi karakteristik i këngës kolonjare si dhe dueti Laxarela Deti dhe Endri Fifo…si dhe interpretimi i regjisorit të madh Dhimitër Orgocka.
Koncerti, me koreografi të artistit Bardhi Pojani, regji të Blerta Belliut dhe nën udhëheqjen artistike të Josif Mingës, ishte nje himn kushtuar ndjenjës më të bukur njerëzore, dashurisë.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com