KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rrugët me pagesë do të shtohen, Rama paralajmëron Kashar-Rrogozhinë -Vlorë
Rrugët me pagesë do të shtohen, Rama paralajmëron Kashar-Rrogozhinë -Vlorë

Rrugët me pagesë do të shtohen, Rama paralajmëron Kashar-Rrogozhinë -Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një komunikim të drejtëpërdrejtë me publikun  në orën 19, lidhur me ngjarjet në “Rrugën e Kombit”, për atë që ai e quajti “krimin e rëndë që u krye ndaj pronës së përbashkët dhe investimit të kryer”.
Më parë ai paralamëroi se “Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë!”.
Por ndërkaq zoti Rama ka shkuar edhe më tej, duke shprehur vendosmërinë e tij për vazhdimin e projektit të pagesës së qarkullimit në rrjetin rrugor shqiptar. “Kemi shpresoj edhe mundësinë për të filluar me projektin Kashar-Rrogozhinë -Vlorë, në mënyrë që lidhja të bëhet direkte dhe aty do të synojmë një tjetër skemë. Pra kemi skemat e PPP, këtu do të kemi skemën e buxhetit (rrethrrotullimi i Shqiponjës) dhe aty (Kashar-Rrogozhinë -Vlorë) do të kemi skemën e pagesës. Pra, me një rrugë me pagesë që t’i mund të vish nga Tirana në Vlorë për gjysmën e kohës qe vjen sot” tha zoti Rama.

Sicred