KRYEFAQJA » LAJME » Rrugët drejt Dukagjinit, të dy akset e bllokuar
Rrugët drejt Dukagjinit, të dy akset e bllokuar

Rrugët drejt Dukagjinit, të dy akset e bllokuar

Drejtuesit e furgonëve që kalojnë në rrugën e Dukagjinit, kanë protestuar përpara Bashkisë së Shkodrës, duke kërkuar mirëmbajtjen e saj. Drejtuesit të cilët çdo ditë përshkojnë 3 njësi administrative duke iu përmbushur mes sakrificave nevojat e banorëve, kërkuan të takohen me kryebashkiaken Voltana Ademi, pasi më parë asnjë nga zyrtarët e këtij institucioni nuk ka pranuar ti takojë.
Drejtuesit e mjeteve kërkojnë rikonstruksionin e rrugës Prekal- Dukagjin, në të kundërt ata paralajmerojne se do të bojkotojnë linjën. Një veprim i tillë do të lerë pezull transportin e nxënësve, qendrave shëndetësore dhe nevojat e komunitetit, pasi nuk mund të rinovojnë liçensat kur rruga është në gjendje të tillë.

Rruga përgjatë lumit Kir është e pakalueshme, shoferët thonë se ky aks përveçse i dëmtuar përbën rrezik pasi ka shumë aksidente. Prej vitesh nuk mirëmbahet edhe pse një firmë që ka tenderin e mirëmbajtjes. Drejtuesit dhe banorët i kanë dhënë 1 javë kohë Bashkisë së këtij qyteti për të reaguar, në të kundërt jeta e banorëve atje do të pezullohet si shkak i bojkotit që do të bëjnë drejtuesit e kësaj linje.
Për të shkuar në Dukagjin ka 2 rrugë, njëra prej tyre është nga Qafë-Thorja, rrugë kjo që qëndron e bllokuar nga dëbora, ndërsa rruga alternative është ajo nga Bregu i Lumit-Prekal, aks ky që përshkon edhe 3 njësitë administrative dhe që u shërben banorëve të zonës së thellë të Dukagjinit.

Sicred