KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rruga e Lumit të Vlorës, gati brenda dy vjetëve

Rruga e Lumit të Vlorës, gati brenda dy vjetëve

Segmenti i parë i rrugës së Lumit të Vlorës do të përfundojë brënda vjeshtës. Premtimi është dhënë nga ministri i infrastrukturës dhe energjise Damian Gjiknuri gjatë inspektimeve që bëri në këtë rrugë. Kjo rrugë vlerësohet e rëndësishme sepse lidh këto zona me bregdetin dhe ky projekt për Gjiknurin do të përfundojë plotësisht në një periudhë kohore prej dy vitesh.
Segmenti i parë ku po kryhet asfaltimi ka një gjatësi prej afro 23 kilometra dhe shtrihet nga fshati Sherishtë deri në fshatin Gjorm. Segmenti i dytë 27.1 kilometra shtrihet nga Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos, ndërsa segmenti i tretë prej 23.7 kilometra vazhdon nga Ura e Laskos-Qeparo & Ura e Laskos-Kuç. Këto dy segmente aktualisht janë në procedurat e fundit të tenderimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Segmenti i fundit i rrugës është ai Peshkëpi-Selenicë-Superstradë me gjatësi 16.4 kilometra .