KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rruga e Kombit, tarifa për banorët e zonës

Rruga e Kombit, tarifa për banorët e zonës

Pas disa ditësh bisedime me banorët e qarkut të Kukësit mbi tarifën e kalimit në rrugën e Kombit, grupi negociator propozon uljen e saj nga 5 euro ne 1.5 euro për banorët e Tropojës, Hasit dhe Kukësit. E thënë ndryshe, çdo banor i zonës do të paguajë 200 lekë të reja për një kalim nga 650 lekë e përcaktuara si tarifë në kontratë. Burime për Radio Televizionin Shqiptar bëjnë me dije se drafti me propozime është drejt finalizimit dhe negociatat me kompaninë konçensionare do të nisin mbi këtë vlerë tarife. Gjatë këtyre ditëve grupi i punës ka evidentuar 800 mijë mjete të targuara në Kukës ndërkohë që sipas fotografimeve në terren fluksi i kalimit të tyre në një ditë arrin në 350 makina. Sipas të njëjtave burime, është menduar që kosto nga ulja e pagesës e cila llogaritet rreth 1 milionë euro do të mbulohet nga kompania konçesionare. Nga ana tjetër edhe për transportin publik do të ketë lehtësira. Pagesa e tyre do të subvencionohet nga kompania konçensionare, përmes 120 mijë eurove që parashikon kontrata. Ndërkohë për përdoruesit e shpeshtë të rrugës po diskutohet opsioni i vendosjes së pullave në makina, por ende nuk është rënë dakord se sa do të kushtojnë këto pulla.

Sicred