KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Rruga e Kombit” protestë masive kundër pagesës së qarkullimit

“Rruga e Kombit” protestë masive kundër pagesës së qarkullimit

Morina, pika kryesore mes Shqipërisë dhe Kosovës është kthyer në epiqendër të një proteste masive kundër pagesës për të qarkulluar në “Rrugën e Kombit”, pagesë e cila pritet të hyjë në fuqi më 15 prilli. Rreth 150 Kamionë nga Kosova hynë bosh në Shqipëri, duke paralajmëruar një bojkot masiv të tregjeve shqiptare. Informacione nga protesta bëjnë të ditur se bëhet fjalë për biznese të importit të kripës, hekurit e prodhimeve të tjera në tregun e Shqipërisë. Protestuesit mbanin në duar parrulla me diza ironie dhe proteste ndaj qeverive të dy vendeve. “Në po vendosim kufi, nuk po e heqim atë” ishte nje prej tyre. Pagea për kalimin e “Rrugës së Kombit” do të jenë nga 2.5 – 22.5 euro në varësi të madhësisë së automjeteve.

Materiali është përgatitur nga Jonuz Hallaçi

Sicred