KRYEFAQJA » LAJME » “Rruga e Kombit”, përmbyset trali, vdes drejtuesi
Kthesat e rrezikut në Autostradën "Rruga e Kombi"

“Rruga e Kombit”, përmbyset trali, vdes drejtuesi

Një aksident i rëndë është shënuar në mëngjesin e së hënës në Rrugën e Kombit me pasojë vdekjen e një personi. Ngjarja ka ndodhur në segmentin Kalimash-Kukës, teksa një kamion i tanazhit të rëndë është përmbysur duke shkatërruar trafikndarësen dhe duke i shkaktuar vdekjen shoferit, Nikollë Gjoni 42 vjeç. Kamioni ka qenë i ngarkur me fidanë pemësh dekorative i nisur nga zonat e Shkodrës me destinacion Kosovën. Për një orë në këtë segment të autostradës është bllokuar qarkullimi në një drejtim. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen. Pikërisht në këtë vend dhe në këtë mënyrë kanë ndodhur rreth dhjetë aksidente me pasojë për jetën shumë personave.

Sicred