KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Rruga e Kombit”, Braçe opozitë ndaj ministrit Ahmetaj

“Rruga e Kombit”, Braçe opozitë ndaj ministrit Ahmetaj

Kryetari i komisioni të ekonomisë në parlamentin shqiptar deputeti socialist Erjon Braçe, i propozoi qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të përjashtojë nga pagesa e rrugës së kombit banorët e zonës së Kukësit dhe të gjithë mjetet që kryejnë transport publik në atë zonë. Në një mbledhje të posaçme të komisionit të ekonomisë, zoti Braçe u bë protagonist aq sa mungesa e deputetëve të opozitës nuk ra në sy. “Më vjeni mirë që keni lexuar kontratën! Kërkoni ndjesë” ishte një nga deklaratat e zoti Braçe drejtuar ministrit të financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj.

Sicred