KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Rruga e Kombit” 100 lekë për kuksianët

“Rruga e Kombit” 100 lekë për kuksianët

Tarifa e Rrugës së Kombit për banorët e qarkut të Kukësit do të jetë 100 lekë për një kalim, e thënë ndryshe 200 lekë të reja vajtje – ardhje. Mjetet e regjistruara në Kukës do të marrin falas pajisjen elektronike “Telepas” dhe përmes saj do të bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës. Qeveria përmbylli negociatat me firmën koncensionare dhe prezantoi paketen lehtësuese për tarifën e rrugës Milot – Morinë, e cila do të rinis nga 17 Shtatori. “Ajo është rrugë sa është e vështirë edhe strategjike. Pse është e vështirë? Këndet gjeologjike gjeografike i ka të vështira, një pjesë e saj ngrin gjatë dimirit, ndërkohë që strategjikisht është mundësia e Aeroportit të Kukësit. Ndërkohë nga ana strategjike, sigurisht që ka lidhje me Qarkun e Kukësit, që është fatkeqësisht një nga qarqet më të varfëra dhe me Kosovën” tha ministri i financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj.
Edhe për autobusët e linjës tarifa do të jetë 100 lekë për një kalim. Në total sipas të dhënave të grupit të punës janë identifikuar 11 linja të licensuara autobusësh që përfshihen në skemën preferenciale. “Qeveria po merr rriskun më të madh. Ne po marrim rriskun financiar për të zgjidhur një problem social meqenëse Kukësi është zonë e varfër, është deri diku e izoluar, nuk ka rrugë të qënësishme alternative dhe jemi koshient për këtë. Ne mendojmë që kjo punë të fillojë në Shtator. Pra, kjo verë të kalojë duke dëgjuar edhe bizneset, pjesën e Kosovës. Nga 17 Shtatori të fillojë të aplikohet tarifa. Këto favore për biznesin janë njësoj edhe për Kosovën. Pra, nuk kemi ndjekur parim diskriminues” tha anëtari tjetër i qeverisë Rama, Damian Gjiknuri, ministri i infrastrukturës dhe energjitikës.
Skema lehtesuese parashikon që përdoruesit e shpeshtë të rrugës (kryesisht bizneset nga Shqiperia dhe Kosova): të përfitojnë 10 % zbritje të pagesës për 20-30 kalime në muaj. Ndërkohë për mbi 30 deri në 50 kalime në muaj ulja shkon në 20 % të vlerës. 30% me pak për mbi 50 deri në 60 kalime në muaj dhe mbi këtë shifër zbritja e tarifës shkon në masën 40 % të saj.
Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në vleren 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje ardhje. Por banorët e Kukësit u ngritën në protestë duke djegur pikën e kalimit me pagese, ç’ka detyroi qeverinë të rishikonte kontratën me firmen koncensionare. Ndërkaq një proces hetimor po vazhdon rreth këtyre ngjarjeve.

Sicred