KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Rruga e Arbrit”, Rama dibranëve: “Hallall sharjet dhe talljet po erdhët në cermoninë e inagurimit”
"Rruga e Arbrit", Rama dibranëve: "Hallall sharjet dhe talljet po erdhët në cermoninë e inagurimit"

“Rruga e Arbrit”, Rama dibranëve: “Hallall sharjet dhe talljet po erdhët në cermoninë e inagurimit”

Mes humorit, ironisë, por edhe përgjegjësisë, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar në një mënyrë krejtë të veçantë në Fejsbuk, ceremoninë për çeljen e punimeve për ndërtimit të Rrugës së Arbrit, një aks i ri rrugor nga Tirana drejt Dibrës. Në një letër me shkrim dore ai njofton: “Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje e tallje për “Rrugën e Arbrit” i ka hallall të gjitha, po erdhi të dielën në Peshkopi (10.30) dhe në Klos (12.00) për fillimin e punimeve të pritura në 100 vjet”. Por shprehja që të ngjall humor është ajo e përdorur shpesh në fjalorin e fëmijëve. “Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në Facebook në pamundësi për të ardhur” shkruan zoti Rama.

Në fund të muajit mars të këtij viti, qeveria shqiptare miratoi kontratën me kompaninë “Gjoka sh.a”, për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”. Kontratat e firmosur më 5 shkurt të këtij viti, mori dritën jeshile edhe nga Këshilli i Ministrave. “Rruga e Arbrit”, aksi kryesor rrugor në lindje të Shqipërisë,  përllogaritet të ketë një kosto prej rreth 240 milion eurosh. Punimet dhe mirëmbajtja e saj, që vjen si rezulta i një kontrate të tipit Partneritet Publik Privat, do të kryhet nga kompania “Gjoka sh.a” dhe do të shlyhet nga shteti brenda 13 viteve. Prej vitesh partite politike në fushatat elektorale premtonin ndërtimin e saj.

Sicred