KRYEFAQJA » LAJME » Rruga e amortizuar Berat – Fier

Rruga e amortizuar Berat – Fier

Aksi rrugor që lidh Beratin me Fierin, prej vitesh është kthyer në shqetësim për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në të. Krejtësisht e shkatëruar, me pjesë të dëmtuara që bëhen shkak për burim aksidentesh, ky aks kombëtar në pjesën e Beratit po përjeton nj

ë gjendje të mjerë. Nga fshati Poshnje, pjesë e njësisë administrative Ura Vajgurore, deri në fshatin Strum, të bashkisë Fier, ky aks është bërë thuajse i pakalueshëm.

 Drejtuesit e mjeteve ankohen për dëmtimin e tyre, ndërkohë që shpresat për ndërtimin e kësaj rruge duket se janë të largëta.

 Me gropa të mëdha, me pjesë rruge që kanë shkarë, me asfalt të dëmtuar e bën këtë aks, më problematikun në të gjithë qarkun. Ndonëse, rajoni të cilin përshkon rruga, është më prodhuesja në perime nëpërmjet serrave dhe gjeneron të ardhura, infrastruktura lë shumë për të dëshiruar. Çdo ditë në këtë aks qarkullojnë qindra mjete, ndërkohë që në stinën e verës është shumë i frekuentuar, pasi lidh Beratin me Fierin dhe jugun e vendit.

Sicred