KRYEFAQJA » LAJME » Rruga Çermë-Divjakë drejt degradimit

Rruga Çermë-Divjakë drejt degradimit

Rruga Çermë-Divjakë, nuk është vetëm aksi kryesor që lidh 11 fshatrat përreth saj, por edhe një rrugë turistike. Aktualisht ky segment është i amortizuar, në të gjithë gjatësinë e tij. Automjetet që e përshkojnë këtë rrugë hasin vështirësi sidomos në kalimin e gropave të cilat janë prezente në çdo muaj të vitit. Kjo rrugë është e vetmja që lidh Divjakën me autostradën. Lushnjë-Rrogozhinë-Tiranë. Fluksi i kalimit të automjeteve është shumë i lartë në këtë zonë dhe shtohet në kohën kur nga tokat e Divjakes nisin të dalin prodhimet bujqësore për tregjet brenda dhe jasht vendit. Rruga është e gjatë mbi 16 km dhe prej vitesh ka mbetur jashtë vëmendjes së investimeve serioze. Banorët e Çermes ku kalon me tepër kjo rrugë, shprehen se edhe pse është rrugë nacionale. I vetmi investim i bërë deri më sot është mbushja e gropave me zhavor, ku për katër ditë ato hapen përsëri. Shpesh herë kanë ndodhur aksidente të rënda, si pasojë e manovrimit të shoferëve për shmangjen e gropave. Përveç banorëve të Çermes, problematikën e këtij aksi rrugor e vuajnë fermerët e Divjakes. Të cilët për më pak se 10 ditë përgatiten për nisjen e eksporteve. Shumë mjete nuk vijnë në zonë për shkak të gjendjes së rënduar të rrugës.

Sicred