KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rritet tregtia me pakicë

Rritet tregtia me pakicë

Tregtia me pakicë, indeksi që mat shitjet e dyqaneve të vogla, që lidhen drejtpërdrejtë me konsumin e qytetarëve, është rritur në tremujorin e tretë të vitit me 6.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Madje kjo shifër sipas INSTAT është edhe më e lartë nëse përjashtohet nga llogaritë tregtia e karburanteve. Referuar të dhënave tregtia me pakicë pa karburantet rezulton 11.5% më e lartë me bazë vjetore. Sipas INSTAT, rritjen më të lartë në shitjet me pakicë e mban grupi i ushqimeve, pije e duhan, me 3 pikë përqindje më shumë se një vit më parë. Ky është eshte tremujori i 5-të që volumi i shitjeve me pakicë shënon rritje, duke sinjalizuar gjallërim të konsumit të qytetarëve. Edhe guvernatori i bankës së shqipërisë Gent Sejko në bilancin e fundvitit theksoi se kërkesa e brendshme është gjallëruar dhe do të vazhdoje edhe në 2017.

Sicred