KRYEFAQJA » LAJME » Rritet tensioni në parlament, Ruçi përjashton Bashën nga seanca
Tarifa e "Rrugës së Kombit" Rama dhe Basha përplasen në parlament

Rritet tensioni në parlament, Ruçi përjashton Bashën nga seanca

Parlamenti shqiptar ka nisur të enjten me një përplasje mes kreut të tij Gramoz Ruçi dhe atij të opozitës Lulzim Basha i mbështetur edhe nga deputetët demokratë. Shkak u bë këmbëngulja e zotit Basha për të futur në rendin e ditës diskutimet për Komisionin ad hoc të Reformës Zgjedhore.
Më parë zoti Ruçi njoftoi se përbërja e komisionit do të jetë e barabartë mes shumicës dhe pakicës. Komisioni do drejtohet nga dy bashkëkryetarë të PD dhe PS, Blendi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi.
Por opozita këmbëngulte që debati të zhvillohej sot. Kulmi ishte kur në foltore u ngjit kreu i opozitës Lulzim Basha i cili me tone urdhëruese ju drejtua zoti Ruçi. “Jeni një mazhorancë fiktive, në aleancë me krimin. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjatë. Mblidh Konferencën e Kryetarëve dhe vendos për një afat të arsyeshëm debati. Nuk mund të shtyhet debati për një javë. Shtyrja e debatit ka vetëm një qëllim, t’i mbyllësh gojën opozitës” tha zoti Basha.
Por nga ana e tij zoti Ruçi, tha se nuk ka kuptim të mblidhet konferenca e kyetarëve kur parlamenti diskuton rendin e ditës. “Propozohet një votë pro dhe një kundër, qoftë për zgjedhje nga rendi i ditës. Një kryetar grupi ishte për debat, dy kryetarë grupesh ishin për diskutimin javën tjetër. Nuk mundet që Konferenca e Kryetarëve të marrë atributet që i ka seanca parlamentare. Kjo është një çështje e mbyllur” tha zoti Ruçi.
Në mbështetje të kryetarit Basha deputetët demokratë u ngritën në këmbë, duke çuar tensionin në sallë.  Atmosfera nuk u qetësua edhe pas dy pushimeve të dhëna nga zoti Ruçi. Ashtu si javën e kaluar ndaj ndaj ish kryeministrit Berisha, kreu i parlamentit  i tërhoqi vemendjen kreu të opozitës Basha për pushtimin e foltores. Tensioni u ngrit më tej nga reagimi i fortë i zotit Basha dhe disa deputetëve demokratë, çka e detyroi zotin Ruçi ta përjashtonte liderin e opozitës nga seanca.

Sicred