KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rritet numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni

Rritet numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni

Ka shkuar në 17 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve të rëna në Kaliforninë veriore. Rreth 100 persona vijojnë të jenë të humbur, dhe 1500 banesa janë shkatërruar totalisht nga flakët. Nëntë nga viktimat ishin banorë të kontesë Sonoma. Një nga qytetet më të prekura është Santa Rosa, në veri të San Fransiskos, ku distrikte të tëra janë djegur plotësisht. Zjarret e rëna që nga dita e dielë në veri të Kalifornisë janë nga më vdekjeprurësit në historinë e këtij shteti. Shefi i forcave zjarrëfikëse kaliforniane u tha mediave se vetëm në 24 orët e fundit nga flakët janë përfshirë rreth 26 mijë hektarë tokë. Ai bëri të ditur se po kërkoheshin personat e humbur, por gjithashtu tha se bilanci i viktimave mund të rritej.

Sicred