KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rritet numri i viktimave në Kabul
Rritet numri i viktimave në Kabul

Rritet numri i viktimave në Kabul

Më shumë se 100 persona besohet të kenë humbur jetën dhe rreth 191 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit vetëvrasës që ndodhi dje në kryeqytetin Kabul të Afganistanit. Ngjarja ndodhi kur një ambulancë shpërtheu në një zonë të mbipopulluar, dhe pikërisht në atë që konsiderohet edhe zona më e sigurtë e qytetit, ku janë vendosur edhe zyrat e disa organizatave të profilit të lartë, përfshi edhe ato të Bashkimit Europian. Sipas zëdhënësit të ministrisë së brendshme, personi që drejtonte ambulancën kishte arritur të kalonte një pikë kontrolli, pasi i kishte thënë policisë që po conte një pacient në një spital pranë zonës. Ai shpërtheu bombën në pikën e dytë të kontrollit. Qeveria e vendit ka shpalluar ditën e dielë si ditë zie. Sulmi, I cili u mor përsipër nga talebanët, ndodhi në qendër të zonës më të sigurtë të qytetit, dhe një gjë e tillë ka ngritur pikëpyetjen nëse autoritetet afgane kanë aftësi të garantojnë sigurinë e njerëzve. Sulmi I djeshmë ishte më vdekjeprurësi i shënuar gjatë muajve të fundit në vendin e trazuar, dhe ndodhi vetëm një jamë pas një tjetër sulmi të ndërmarrë po nga talebanët në një Hotel Të Kabulit, ku u vranë 22 persona,.

Sicred