KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë
Rama optimist për turizmin

Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë

5 muajt e parë të vitit kanë shënuar një numër rekord të turistëve të huaj që kanë ardhur për të vizituar Shqipërinë. Duke ju referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave numri i turistëve arriti në 1.4 milion, duke shënuar një rritje me 7.7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në vend të parë vijojnë të jenë shtetasit nga Kosova me 443 mijë. Por kjo shifër gjatë muajit Maj rezultoi me rënie, për shkak të Muajit te Ramazanit.
Sipas INSTAT, rritje të ndjeshme këto 5 muaj kanë shënuar ardhja e turistëve nga Gjermania, me 34 mijë turistë, me një rritje prej 25%.
Por jo më pak janë edhe turistët polakë, të cilët kanë një rritje me 34 %. Prej tre vitesh polakët kanë zbuluar bregdetin e Durrësit dhe sipas të dhënave, thuajse të gjitha hotelet e mëdha janë prenotuar prej tyre, që gjatë dimrit.
Por ajo çka të bie në sy nga të dhënat e INSTAT janë edhe daljet e shqiptarëve jashtë vendit, të cilët rezultojnë të pakursyer kur behët fjalë për udhëtime. Numri i tyre në 5 muaj ka arritur në 1.9 milion me një rritje prej 5.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sicred