KRYEFAQJA » LAJME » Rritet niveli i sigurisë në portin e Vlorës

Rritet niveli i sigurisë në portin e Vlorës

Porti i qytetit të Vlorës pritet që të çertifikohet përsa i përket nivelit të sigurisë që ofrohet në të gjithë territorin e tij. Një grup ekspertësh nga roja bregdetare amerikane që vepron në territorin shqiptar dhe drejtoria e përgjithshme e kufirit kanë mbërritur në Vlorë për të parë kushtet e kërkuara të cilat do ti japin një tjetër status këtij vendi. Parandalimi i situatave që lidhen me terrorizmin, apo edhe trafikimin e lëndëve narkotike dhe pas situatës së ditëve të fundit, kanë rritur nivelin e sigurisë në port. Çertifikmimi i portit për rritjen e sigurisë do të kryhet për çdo tre muaj.

Sicred