KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rritet inflacioni në 2.8 përqind
INSTAT: Në 2017 ekonomia rritet me 3.84 përqind

Rritet inflacioni në 2.8 përqind

Indeksi i çmimeve të konsumit në janar të këtij viti u rrit në 2.8 për qind nga 1.5 përqind që ishte në të njëjtën periudhe të një viti më parë. Kjo shifër shënon dhe nivelin më të lartë të inflacionit në dy vitet e fundit, duke iu afruar objektivit të vendosur nga Banka e Shqipërisë. Instituti i Statistikave raporton se rritja vjetore e çmimeve në muajin janar i dedikohet të gjithë grupeve, por shtrenjtimin më të madh e mban grupi “Ushqime, pije jo alkoolike” me 2.33 pikë përqindje. Po ashtu, rritje çmimesh ka shënuar edhe grupi i transportit me 1.17 pikë përqindje si dhe çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” që kanë kontribuar me 0,15 pikë përqindje.
Në fillim të 2016 inflacioni zbriti në nivelin më të ulët me bazë vjetore, duke ngritur shqetësimin se ekonomia mund të përballej me një situatë deflacioni, ç’ka do të sillte pasoja për rritjen ekonomike. Në atë kohë Banka e Shqipërisë ndërhyri duke lehtësuar politikën monetare dhe uli normën bazë të interesit në minimumin historik 1.25 përiqnd për të nxitur konsumin dhe investimet në ekonomi. Në pjesën e dytë të vitit, inflacioni iu rikthye rritjes, por sërish qendronte larg objektivit të Bankës së Shqipërisë, objektiv të cilin e arriti këtë fillimvit.