KRYEFAQJA » LAJME » Rritet fluksi i lëvizjeve edhe në portin e Vlorës

Rritet fluksi i lëvizjeve edhe në portin e Vlorës

Ndonëse në portin e Vlorës, vijon të funksionoje vetëm një linjë transporti ujor, ajo Vlorë-Brindezi, personat dhe mjetet që kanë hyrë apo dalë nga ky port këtë vit është më i lartë. Fluksi i hyrjeve në këtë port, pritet të rritet sidomos gjatë dy javëve të para të gushtit. Vetëm ditën e parë të këtij muaji nga Porti i Vlorës hynë në Shqipëri 1100 persona, 300 prej të cilëve të huaj. Ndërsa për herë të parë, këtë vit, për të ngjallur interesin dhe vëmendjen e turistëve të huaj, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Portit Detar Vlorë, finalizuan vendosjen e tabelave promovuese dhe informuese në hyrje të portit, për monumentet kryesore të vizitueshme, nën juridiksionin e D.R.T.K-Vlorë. Këtë vit në portin e Vlorës punohet me 8 sportele, 3 prej të cilave shërbejnë për përpunimin e automjeteve, gjë e cila ka përgjysmuar kohën e përpunimit të të dhënave të personave e mjeteve që lëvizin përmes këtij porti.

Sicred