KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rritet bilanci i viktimave nga zjarret në Kaliforni

Rritet bilanci i viktimave nga zjarret në Kaliforni

Ka shkuar në 31 bilanci i viktimave të zjarreve që kanë përfshirë kalifornin veriore që nga dita e dielë. Qindra persona vijojnë të jenë të humbur pasi flakët përfshinë zonën e famshme ëpr prodhimin e verërëve. Më shumë se 8 mijë zjarrëfilkës po luftojnë me flakët,. 3500 godina dhe banesa janë shkatërruar plotësisht, ndërsa 25 mijë persona janë evakuar nga shtëpitë e tyre. Sipas zyrtarëve, shtatëmbëdhjetë viktima u shënuan në kontenë Sonoma, tetë në Mendoçino, dhe dy në kontenë Napa. Ndërkohë, ka rënë intensiteti i erërave të forta të cilat kanë ndikuar në përhapjen e flakëve, por meteorologët paralajmëruan se ato do të fuqizoheshin sërish mbrëmjen e kësaj të premteje. Drejtori i agjencisë shtetërore të emergjencave tha për gazetarët se normalizimi i situatës është akoma një mision i pamundur. Akoma nuk është e qartë se çfarë i shkaktoi zjarret por besohet se shkak mund të jetë djegia e linjave të energjisë elektrike, flakët e të cilave u përhapën më pas nga erërat e forta.

Sicred