KRYEFAQJA » LAJME » Rriten prurjet në Sena, shtohet alarmi në Paris

Rriten prurjet në Sena, shtohet alarmi në Paris

Rreshjet e shumta kanë shtuar prurjet në lumin Sena në Paris, duke vënë në alarm autoritetet. Situata ka çrregulluar transportin publik dhe vendosur muzetë në alarm, ndonëse përmbytja nuk pritet të kalojë nivelin e qershorit 2016.
Pas një viti shirash të jashtëzakonshëm, lumi që kalon nëpër kryeqytetin francez arriti sot 5,70 metra ose katër metra mbi nivelin normal. Parashikuesit e motit vlerësojnë se Sena do të fryhet më shumë gjatë fundjavës, por pa arritur pikun e vitit 2016 (6,1 metra) kur muzeu i Luvrit u detyrua të evakuojë veprat e tij të artit dhe muzey “Orsay” u mbyll.
Skenari katastrofë, të cilit i tremben parizianët, të një fryrjeje si ajo e vitit 1910, ku Sena u rrit me 8,62 metra, përjashtohet pasi moti parashikohet më i thatë në ditët në vijim.

Sicred