KRYEFAQJA » LAJME » Rritet numri i lejeve të ndërtimi, por kreditimi bije

Rritet numri i lejeve të ndërtimi, por kreditimi bije

Lejet e ndërtimit dhënë nga bashkitë e vendit janë rritur dukshëm gjatë vitit 2018, ndërsa kredititmi për këtë sektor ka rënë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Për Tiranën kredititmi për ndërtimin ka rënë në 6 mujorin e parë 2018 me rreth 4 % ndërsa lejet e ndërtimit janë rritur me 65% në krahasim me të njëtën periudhë të vitit të kaluar. E njejta situatë paraqitët edhe në qytetet më të mëdha të vendit.

Sipas presidentit të konfindustrisë Hajderin Fratari pozitive është që kapitali po investohet në Shqipëri dhe verifikimi i kësaj pasurie i takon institucioneve përkatëse.

Ndërsa për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi edhe bankat janë mosbesuese për të kredituar ndërtimin.

Krahas kryeqytetit numri i lejeve të ndërtimit u dyfishua dhe në Durrës edhe pse kreditimi  për sektorin e ndërtimit në këtë qytet ra me 31% në qershor në krahasim me fundin e 2017-s. E njëjta tendencë vërehet edhe në Shkodër dhe Korçë kurse në Fier dhe Vlorë rezulton që është rritur kreditimi për sektorin e ndërtimit.

Sicred