KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rrëzohet ura në Majemi, 9 të plagosur sipas bilancit të deritanishëm

Rrëzohet ura në Majemi, 9 të plagosur sipas bilancit të deritanishëm

Gjashtë të vdekur dhe nëntë të plagosur është bilanci i deritanishëm i ngjarjes që ndodhi dje në Majemi ku u rrëzua një urë këmbësorësh e cila ndodhej në afërsi të niversitetit Ndërkombëtar të Floridas. Ekipet e kërkim-shpëtimit kërkuan gjatë gjithë natës për viktima të ngecur nën strukturë. Ura prej 862 tonësh dhe 53 metrash u rrëzua mbi një autostradë me tetë korsi pasditen e djeshme, duke zënë poshtë të paktën tetë automjete. Struktura ishte ngritur të shtunën që lamë pas dhe për të ishte punuar vetëm gjashtë orë, pasi ndërtimi I saj u krye përmes një metode që quhet ndërtim i përshpejtuar urash, që përdoret rëndom për të shmangur bllokimin e trafikut. Governatori i Floridas Rik Skot dhe senatori Marko Rubio ishin mbrëmë në vendngjarje së bashku me një skuadër specialistësh të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transporteve. – Do të ketë një hetim për të zbuluar ekzaktësisht se cfarë dhe pse ndodhi, – u shpreh governatori Skot.

Sicred