KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rrëzohet avioni i mallrave mbi zonën e banuar; 37 të vdekur

Rrëzohet avioni i mallrave mbi zonën e banuar; 37 të vdekur

Një avion mallrash i tiit Boing 747 i cili udhëtonte nga Hong Kongu në drejtim të Bishkekut është rrëzuar mbi nje lagje te banuar. Të paktën 37 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur. Zëvendëskryeministri i Kirgistanit, Muhambetkali Abulkazijev, deklaroi se avioni është rrëzuar rreth orës 7:30 të mëngjesit sipas orës lokale në një vendbanim në afërsi të Bishkekut. Ai pohoi edhe numrin e viktimave. Në vendngjarje janë dërguar shume ambulanca dhe ekipe shpetimi. Avioni i përket kompanisë ajrore ACT. Ministria e Transportit të Kirgizisitanit thotë se avioni ka rënë gjatë uljes në pistë dhe se në të ndodheshin 5 anëtarë të ekuipazhit. Puna e kërkim – shpëtimit në terren ende vazhdon.

Sicred