KRYEFAQJA » LAJME » Rreziku nga qentë endacakë

Rreziku nga qentë endacakë

Qen që shëtisin të pashqetësuar, apo që në grupe pushojnë nën hije janë një pamje që e ndesh çdo ditë në qytetin e Kukësit: “Në fakt është shqetësuese për ne qytetarët, pasi kemi frikën e fëmijëve pasi këta qen i shohim se janë si me sëmundje. Jo se jemi kundër kafshëve, por dëshirojmë që të jenë të vaksinuara” shprehen të shqetësuar qytetarët. “Rreziku qëndron se qentë shtrihen nëpër parqe, aty ku shkojnë dhe gratë e fëmijet e ku luajnë me njëri-tjetrin. Rreziku qëndron se qenve u bien qime e lëkura e vjetër e fëmijët mund të infektohen shumë lehtë nga sëmundjet. Madje dhe njerëzit janë në rrezik nga përhapja e sëmundjeve” tha mjeku infeksionist Mark Nufi. Tërbimi është sëmundja më e rrezikshme e shkaktuar nga kafshimi i një qeni me të tillë sëmundje, por jo më pak të rrezikshme janë dhe sëmundjet e tjera si leshmanjoza apo kinokokozes që vijnë nga qen të pavaksinuar: Mjeku veterinar Osman Elezi thotë se “këto qen që janë rrugëve të qytetit janë tërësisht të pavaksinuar, tërësisht të pakontrolluar, janë tërësisht të paregjistruar gjëkundi dhe përbëjnë shqetësimin më të madh, duke qënë të tillë për verifikimin apo gjurmueshmërinë e sëmundjeve të ndryshme që ndodhin tek njerëzit”. Të tre palët, qytetarë, mjekë dhe veterinerë kanë vetëm një sugjerim në këtë rast: “Ne kërkojmë që nga ana e bashkisë t’i vaksinojnë. Një nga rrugët që ne e dimë se është e veshtirë, se është e kushtueshme është grumbullimi i gjithë këtyre qenve në një qendër të caktuar dhe trajtimi i tyre të jetë i izoluar”.

Sicred