KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rrezikonte të vdiste, tani merr medalje

Rrezikonte të vdiste, tani merr medalje

11 muaj më parë, mjekët i patën thënë Markut se sportin e sidomos snoubordin duhej ta harronte. 11 muaj më parë jeta e tij ishte në fije të perit dhe për mjekët sporti ishte kthyer në utopi për Mark McMorris. 24 vjeçari ndodhej në një shtrat në spital marsin e kaluar, madje falenderonte fatin që ishte gjallë. Një aksident i rëndë e kishte shkatërruar: frakturë e nofullës, thyerje e krahut të majtë, frakturë në kafazin e kraharorit, dëmtim i shpretkës, kolaps në mushkërinë e majtë dhe frakturë në pjesën e legenit. Me pak fjalë Mark ishte thyer nga koka te këmbët. Shkak ishte një aksident I ndodhur në fund të marsit ndërsa ishte duke praktikuar snowboard alpin. 11 muaj më parë mjekët i patën thënë kanadezit që duhej ta harronte sportin. Por Marku nuk i dëgjoi. I mësuar tashmë me rrëzime të shpeshta, thuajse në çdo aktivitet ndërkombëtar, iu rikthye sportit të rrëshkitjes. Me dëshirë e këmbëngulje, arriti që një ditë më parë në Pjongçang, të fitojë medaljen e bronxtë në snoubord.

(Visited 33 times, 1 visits today)
Sicred