KRYEFAQJA » LAJME » Rrezikon të shembet ura 200 vjeçare e Dervicianit

Rrezikon të shembet ura 200 vjeçare e Dervicianit

Ura e gurtë në fshatin Dervician të bashkisë Dropull, e cila lidh banorët e zonës me tokat bujqësore, rrezikohet nga shembja. Krahas vlerave arkitektonike të saj, shembja e urës do të sjellë edhe probleme për fermerët e zonës në lidhje me kutivimin e sipërfaqeve bujqësore. Banorët thonë se kjo urë ka vlera të veçanta kulturore për zonën, pasi është një urë 200 -vjeçare, por është e dobishme edhe për kultivimin e tokave bujqësore. Ata kërkojnë marrjen e masave për rehabilitimin e saj.

Sipas Filip Bobo, kryetarit të fshatit Dervician, pushteti vendor ka hartuar projektin për restaurimin e saj, por problem mbetet mungesa e fondeve. Sipas tij, është e nevojshme që punimet të fillojnë sa më parë, për t’i paraprirë shirave të dimrit.

Sicred