KRYEFAQJA » LAJME » Rrezikon të mos hapet dega e fizikës në Universitetin e Shkodrës

Rrezikon të mos hapet dega e fizikës në Universitetin e Shkodrës

Vetëm 44 % e kuotave të parashikuara për Universitetin “ Luigj Gurakuqi” në Shkodër janë plotësuar në raundin e parë të regjistrimeve. Numrin më te madh të ëenies e mbajnë degët e mesuesise. Sipas rektorit Adem Bekteshi kjo ka ardhur kryesisht për të , rritjes së mesatares së kandidatëve që synojnë mësuesinë.Mbylljen rrezikon edhe dega e artit e kjo ka dhe një tjetër shkak. Universiteti ka ofruar më shumë kuota se kërkesa. Në raundin e parë vetëm degët mami dhe edukim fizik e sporte kanë kërkesë 100%, infermieria 97%, anglishtja, financë kontabilitet dhe fizioterapia me afro 70%, ndërsa degët e tjera përveç juridikut dhe administrim- biznesit janë nën 50%.

Sicred