KRYEFAQJA » LAJME » “Rrethohet” ambasada ruse, policia shqiptare shton masat e sigurisë
Shqipëria dëbon dy diplomatë rusë

“Rrethohet” ambasada ruse, policia shqiptare shton masat e sigurisë

Ngjarjet terroriste në Turqi dhe në Gjermani kanë rritur sigurinë edhe në disa prej ambasadave të huaja në vendin tonë. Burime zyrtare thanë për Televizionin Shqiptar se policia ka shtuar masat e sigurisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadën gjermane, ambasadën turke dhe atë ruse, që do të ruhen me masa më të larta sigurie për një periudhë kohe të pa përcaktuar. Zyrtarë të policisë thonë se nuk ka informacion për rrezik të mundshëm ndaj selive, por masat janë ndërmarrë për efekt sigurie.

Sicred