KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rreshjet mbushin HEC-et e kaskadës së Drinit, nis shkarkimi
Rreshjet mbushin HEC-et e kaskadës së Drinit, nis shkarkimi

Rreshjet mbushin HEC-et e kaskadës së Drinit, nis shkarkimi

Shirat e shumtë në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në zonën verilindore kanë shtuar prurjet e lumenjve. Në dy hidrocentralet kryesore të kaskadës së Drinit, në hidrocentralin e Komanit dhe Vaut të Dejës niveli i ujit ka arritur në kuotën maksimale të lejuar, ndaj KESH ka nisur shkarkimet e kontrolluara.
Të dhënat e fundit nga KESH tregojne se niveli i ujit në HEC-in e Komanit ka arritur në 174.53 m, vetëm një metër larg maksimumit të lejuar. HEC-i ka filluar shkarkimin e ujit me 600 m3/s/.
Edhe në HEC-in e Vaut të Dejës niveli i ujit është vetëm 1 metër larg pikes kritike ndaj KESH ka nisur shkarkimet nga tunelet me 300 m3/s. Ndërsa baseni më i madh, ai i Fierzës vihet në punë vetëm në orët e pikut. Niveli i ujit në këtë hidrocentral është rritur me 2 metra në 24 orët e fundit, por sërish është shumë larg pikës kritike.

FIERZA: Kuota 270.55m | Q=1400m3/sec | P=0 MW |0AG në punë | Shkarkim nga porta 0m3/s

KOMANI: Kuota 174.53m | Q=650/600m3/sec | P=240MW | 2AG në punë |Shkarkim nga tuneli 600m3/s

VAU i DEJES: Kuota 75.76 m | Q=950/150m3/sec | P=235 MW |5 Ag në punë | Shkarkim nga tunelet 300 m3/s

Sicred