KRYEFAQJA » LAJME » Rreshen, mbetjet urbane derdhen në lumin Zmeja

Rreshen, mbetjet urbane derdhen në lumin Zmeja

Lumi Zmeja qe përshkon anën veriore të qytetit të Rreshenit ndodhet në një gjendje skandaloze. Në të aktualisht po qarkullojnë vetëm ujërat e zeza të qytetit të cilat kanë krijuar një situatë jo normale, duke përhapur një aromë mbytëse por edhe duke u bërë një rrezik serioz për përhapjen e sëmundjeve dhe epidemive. Në këtë lumë gjithashtu hidhen çdo ditë mbetje të shumta urbane. E megjithë këtë gjendje skandaloze, bashkia e Rreshenit nuk ka marrë asnjë masë madje, siç thonë banorët, as që duken fare. Mbetjet urbane nuk janë të vetmet që hidhen në këtë lumë pasi gjatë gjithë gjatësisë së tij çdo ditë hidhen edhe mbetje dhe inerte të shumta, duke zvogëluar shtratin natyror të tij. Për pasojë në raste shirash të rrëmbyeshëm ai shkakton dëme dhe përmbytje të mëdha siç ka ndodhur dimrin e kaluar ku u përmbyt e tërë unaza e qytetit të Rreshenit.

Sicred