KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rregullore e posaçme: Nga 1 Janari bizneset me një bilanc në banka e tatime

Rregullore e posaçme: Nga 1 Janari bizneset me një bilanc në banka e tatime

Nga 1 Janari i vitit të ardhshëm bankat do tu njohin bizneseve vetëm bilancin që dorëzojnë pranë tatimeve, për ti dhënë një kredi. “Sot është fakt që kompanitë e mëdha vazhdojnë akoma të mbajnë dy bilance, një që deklarohet në tatime dhe një që dorzohet në bankat tregtare për qëllim kredimarrje. Ne kemi marrë angazhimin që kompanive t’ju njihet vetëm një bilanc zyrtarë që është i përputhur me deklaratat dhe pasqyren e tyre tatimore” tha ministri i Financave dhe Ekonomise Arben Ahmetaj. Rregullorja e posaçme vjen në kuadër të luftës ndaj informalitetit dhe synon gjithashtu të ule më tej portofolin e kredive të këqija. “Ne parashikojmë që kjo masë përveç krijimit të lehtësisë do të ndikoje pozitivisht në kredi dhënie pasi për bankat do të jetë më e lehtë të përzgjedhe kredimarrësit cilësor në proçesin e kredimarrjes dhe do të ndikoje dhe në uljen e kredive me probleme” theksoi Guvernatori i BSH Gent Sejko. Një pjesë e mirë e bizneseve në vend dorëzojnë pranë tatimeve deklarata me të ardhura të ulëta në mënyrë që të paguajnë sa më pak taksa, ndërkohë që kur aplikojnë për kredi paraqesin në banka bilance me xhiro të larta fitimi që të përfitojnë sa më lehtë huane. Por të gjithë këta sipërmarrës kanë kohë deri në janar që të vetkorrigjojnë bilancet e tre viteve të fundit pa penalitet.

Sicred