KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rregullat e reja të Trump: Në dyqan me kartë identiteti

Rregullat e reja të Trump: Në dyqan me kartë identiteti

Donald Trump ka befasuar sërish me deklaratat e tij kontradiktore. Në një miting të mbajtur në Florida me moton “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, Trump ka paralajmëruar qytetarët se, për të bërë pazar duhet të jenë të pajisur me kartën e identitetit. “Nëse ju duhet të dilni për të blerë ushqime duhet të keni me vete një foto. Pra, ju duhet karta e identitetit”, ka deklaruar Trump. Presidenti i Shteteve të Bashkuara e ka argumentuar propozimin e tij me përpjekjet për të përforcuar kontrollet mbi identitetin e votuesve. “Në këtë vend, rasti i vetëm kur nuk ju duhet karta e identitetit është kur shkoni të votoni për presidentin, për një senator, kongresmen apo guvernator”, ka vijuar Trump. Ndonëse është shprehur i vetëdijshëm se kjo është një marrëzi, kreu i shtetit ka nënvizuar se administrata e tij po e shqyrton opsionin. Karta e identitetit nuk kërkohet në supermarketet amerikane, përveç rasteve kur blihet alkol, ose në rastet kur blerjet bëhen përmes kartës së kreditit. Duke reaguar, gazetarët e kanë cilësuar deklaratën e presidentit një absurditet.

Sicred