KRYEFAQJA » LAJME » Rregulla të reja për transportin ndërqytetas

Rregulla të reja për transportin ndërqytetas

Rregullat e transportit rrugor kanë ndryshuar në bazë të një vendimi të këshillit të ministrave të datës 8 shkurt. Gjithashtu kanë ndryshuar edhe kushtet që duhet të përmbushin agjensitë e udhëtimit . Në bazë të vendimit të këshilllit të ministrave pajisja e udhëtarëve me biletat e transportit është e detyrueshme për të gjitha llojet e shërbimit në transportin rrugor për të tretë, përjashtuar taksitë 4+1 dhe 8+1 vende, të cilat duhet të jenë të pajisura me taksimetër. Gjithashtu biletat e transportit të udhëtarëve mund të jenë në format letër, me çmim të parashtypur ose elektronik, por, në çdo rast, përmbajnë të paktën të dhëna për gjatësinë e udhëtimit dhe çmimin në km si dhe numrin e serisë. emrin e operatorit të transportit; datën dhe kohën e nisjes. Do të jetë Këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore të secilës bashki, sipas kërkesës, për qëllime të identifikimit të linjave të transportit, në përputhje me modelin e miratuar, përcakton ngjyrën e biletave, kur ajo ndryshon sipas linjave. Ndërsa për agjensinë e udhëtarëve për transportin ndërkombëtar, përpara kalimit të kufirit, harton dhe depoziton në pikën e kalimit kufitar, në tri kopje, listën e udhëtarëve, sipas formatit të përcaktuar bashkëlidhur këtij vendimi. Shërbimin e transportit rrugor udhëtarët mund të pajisen me biletë elektronike. Një projekt ky i hedhur prej 2 vitesh tashmë por akoma e pa realizuar.

Sicred