KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rregjistrime të pakëta në “Universitetin Ismail Qemali”

Rregjistrime të pakëta në “Universitetin Ismail Qemali”

Universitetet e rretheve po përjetojnë periudhën e tyre më të keqe përsa i përket numrit të studentëve të rregjistruar për vitin e ri akademik. Ky fenomen ka prekur edhe Universitetin Ismail Qemali të Vlorës. Drejtuesit e këtij institucioni thonë se shkak i kësaj gjendjeje janë bërë rritjet e kuotave të universitetit të Tiranës. Ndërsa vazhimisht deklarohet se e ardhmja e Vlorës është turizmi dhe zhvillimi i tij, studentët e e degës së Ekonomi- Turizëm, të cilët pritej të ishin në një numër të madh, nuk e kalojnë shifrën e 30 përqindëve. Mënyra e përzgjedhjes dhe raundeve që përcaktojnë pranimin e të rinjëve në fakultet tregon se kjo shifër vështirë se do të ndryshojë dhe kjo braktisje e rrezikon ekzistencën e universiteteve në rrethe.

Sicred