KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rradhë në Kinë për blerjen e “I Phone 8”
Rradhë në Kinë për blerjen e “I Phone 8”

Rradhë në Kinë për blerjen e “I Phone 8”

“I Phone 8” ka dalë në shitje në Kinë dhe interesi ishte i menjëhershëm. Rradhë të gjata njerëzish janë mbledhur përpara dyqaneve në Pekin, Shanghai dhe Hong Kong, për të marrë më në fund në duar telefonët e porositur që përpara. Numri i personave të grumbulluar nëpër pikat e shitjes rezultoi më i vogël sesa në vitet e tjera, kur u hodhën në treg variantet e mëparshme të tij, por klientët sërish janë të entuazizmuar nga karakteristikat e “8”-s, sidomos kamera e tij e re dhe e përmirësuar. “Jam shumë e gëzuar, sepse përdorja një firmë kineze telefoni, ‘Meitu’, pasi humba ‘iPhone 7’-n. Mendoj se sistemi i ‘iPhone’-it është më i rehatshëm dhe më i lehtë për t’u përdorur”, tha një studente. “E kam zakon këtë punë. Jam vënë në radhë për shitjen e parë prej 6 apo 7 vitesh tashmë. Jam tepër i entuziazmuar, por kjo për mua tashmë është një rutinë, këtë punë bëj çdo vit”, thote nje klient. “iPhone 8” ka procesorë e memorie më të avancuara, karikim “wireless”, dizajn të përmirësuar, e madje edhe një version me ekran të përthyeshëm.

Sicred