KRYEFAQJA » LAJME » Roth përgëzon Shqipërinë, por i bën thirrje politikës të mos rrezikojnë rrugën drejt BE
Roth përgëzon Shqipërinë, por i bën thirrje politikës të mos rrezikojnë rrugën drejt BE

Roth përgëzon Shqipërinë, por i bën thirrje politikës të mos rrezikojnë rrugën drejt BE

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Michael Roth ka përgëzuar Shqipërinë për sukseset e arritura, por ju ka bërë thirrje politikanëve përgjegjës të saj të marrin përgjegjesitë e tyre që mos rrezikojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Duke folur gjatë një konference për shtyp me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, në Tiranë, zoti Roth tha se Shqipëria është në një rrugë të mirë drejt BE. Në konceptin e tij ai tha se bëhet fjalë për krijmin dhe ndërtimin e një shteti ligjor solid, për krijimin e një drejtësie të pavarur dhe sikurse një luftë të vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zyrtari i lartë gjerman çmoi proçesin e vetingut, ku sipas tij Shqipëria po ecën në një rrugë që nuk ka të dytë në rajon. “Fakti që deri tani 14 gjykatës dhe prokurorë janë shkëputur nga sistemi, tregon që njerëzit e kanë kuptuar që qeveria është serioze në përpjekjet e veta dhe në krijimin e një sistemi të pavarur drejtësie” tha zoti Roth. “Nëse përmes një procesi të ndershëm dhe transparent, por njëkohësisht edhe strikt mbërrin në momentin kur na duhet të pushojmë gjykatës apo prokurorë të caktuar, do të duhet që në një moment të mëvonshëm të kemi edhe gjykatës apo prokurorë të rinj që me ekspertizën e tyre të përmbushnin këto boshllëqe” shtoi ai ndërsa parlajmëroi se “Një sistem gjyqësor që nuk funksionon do të ndikonte në fushat e tjera të rëndësishme të jetës”.

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Michael Roth tha se ky proces kaq i vështirë, por i rëndësishëm për Shqipërinë kërkon një masë të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit nga ana e qeverisë, por po kaq e madhe duhet të jetë masa e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit nga ana e opozitës. “Unë i drejtoj një apel politikanve përgjegjës të Shqipërisë që të marrin përgjegjesitë e tyre që mos rrezikojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE” tha zyrtari i lartë i qeverisë gjermane.

Sicred